Barcelona ka konfirmuar se Ansu Fati do ta mbajë fanellën me numër 10, shkruan Sinjali Sport.
Talenti spanjoll, Fati, nga ky sezon do ta vesh fanellën që e mbajti për 15 vite legjende e klubit, Lionel Messi.
Edhe pse flitej nëpër mediat spanjolle se ky numër do të pensionohej, ashtu nuk mendon edhe klubi blaugranas.
Kataluanist ia dhuruan 19-vjeçarit këtë numër, duke u bërë pasuesi i parë i Messit.
Our new number ????
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 1, 2021
Made in La Masia ????❤️
⭐️ @ANSUFATI ⭐️ pic.twitter.com/co6NcpjxOx
Fati pritet t’i rikthehet fushave të blerta në këtë muaj, pas afro një viti mungesë për shkak të lëndimi. /Gazeta Sinjali Sporti/