Basketbollisti i njohur, Altin Morina, është rikthyer sërish te KB Rahoveci, shkruan Sporti në Sinjali.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i Rahovecit, përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit.
28 vjeçari në stinorin e vjeshtor ishte pjesë e Sigal Prishtinës, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe te Rahoveci.
Përveç këtyre skuadrave, reprezentuesi i Kosovës ka veshur edhe fanellën e Bashkimit.