image Peja e fiton derbin ndaj Rahovecit

Basketboll

Peja e fiton derbin ndaj Rahovecit

news image

KB Peja ka vazhduar me formën e mirë në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi, shkruan Sporti në Sinjali.

Skuadra e drejtuar nga Jordanco Davitkov ka shënuar fitore ndaj Rahovecit, me këta të fundit që u njoftuan me humbje pas katër fitoreve radhazi.

Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën ‘Karagaçi’ ka përfunduar me rezultatin e ngushtë, 90-85.

Marko Perovic me 25 pikë, Brandon Walters me 24 dhe Dardan Berisha me 22 pikë të tjera, ishin basketbollistët me kontributin më të madh në fitoren e pejanëve.

Kurse, te rahovecianët me lojë të mirë u dalluan Marvin Jones që shënoi 35 pikë dhe Isaiah Traylor që shtoi 25 sosh.

Pas kësaj fitore, Peja tani ka 27 pikë dhe renditet në pozitën e tretë, me pikë të njëjta me Ponte Prizrenin që renditet i dyti. Ndërkaq, Rahoveci mbetet lider me 28 pikë.

/Sporti në Sinjali/.