image Ylli 'demolon' Rahovecin me 50 pikë diferencë, regjistron fitoren e katërt me radhë

Basketboll

Ylli ‘demolon’ Rahovecin me 50 pikë diferencë, regjistron fitoren e katërt me radhë

news image

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore bindëse ndaj Rahovecit me shifrat 109:59 (19:11, 35:10, 27:18, 28:20), në xhiron e tetë të Prince Caffe Superligës.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për kampionët e Kosovës, ndërsa humbja e shtatë radhazi për Vreshtarët, që fitoren e vetme e kanë pikërisht ndaj therandasve.

Te Ylli u dalluan Rashun Davis me 21 pikë e tetë asistime, Henrik Sirko me 20 pikë e pesë asistime dhe Bashir Ahmed me 18 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Rahoveci më i miri ishte Jahi Carson me 18 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

/GazetaSinjaliSport/