image Zyrtare: Albin Kurti do të jetë në listën zgjedhore të Vetëvendosjes - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

55.135

Të shëruar

48.572

Të vdekur

1.399

Zyrtare: Albin Kurti do të jetë në listën zgjedhore të Vetëvendosjes

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të jetë pjesë e listës zgjedhore të këtij subjekti politik, në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur zyrtari i LVV-së, dega në Prishtinë, Egzon Azemi.

“Nga Qendra e Prishtinës, kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje janë: Albin Kurti, Liburn Aliu, Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Glauk Konjufca, Fitore Pacolli, Albulena Haxhiu dhe Hatixhe Hoxha. Jeta është lëvizje…Lëvizja është jetë”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Kandidimi i Kurtit dhe Haxhiut po bëhet përkundër aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, ata të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë tri vitet e fundit, nuk kanë të drejtë të kandidojnë për deputetë./Gazeta Sinjali/



Shpërndaje artikullin