Adama Traore zyrtarisht është futbollist i Barcelonës, transmeton Sinjali Sport.
Blaugranasit përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Twitter” njoftoi për përforcimin e ri.
Adama 2.0 #MadeInLaMasia pic.twitter.com/zXi1mpeTZR
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 29, 2022
Traore rikthehet te klubi ku e nisi karrierën, pas shtatë vitesh që i kaloi në Angli.
Mesfushori 26 vjeç i bashkohet Barçës nga Woverhamtponi në formë huazimi, por me të drejt blerje me çmim 30 milionë euro dhe jo e obligueshme.
Reprezentuesi spanjoll ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare në rast se Barcelona dëshiron të nënshkruajë me të gjatë verës. /Gazeta Sinjali Sporti/