Skuadra nga Bundesliga gjermane, Eintracht Frankfurt, është duke investuar për të ardhmen.
Drejtuesit e klubit sot kanë nënshkruar zyrtarisht kontratë 3-vjeçare me portierin e talentuar kosovar, Diant Ramaj, njofton klubi gjerman përmes faqes zyrtare në “Twitter” përcjell Sinjali Sport.
Ramaj, 19-vjeç, deri më tani ka qenë pjesë e skuadrës nga Bundesliga 2, Heidenheim, ku kryesisht është aktivizuar me ekipin e dytë.
Talenti kosovar ka qenë reprezentues rregullt i Gjermanisë për grupmoshat U18, U19 dhe U20.
Për Diantin transferimi në Frankfurt është një hap i madh në karrierë. /Gazeta Sinjali Sporti/