image Zyra e Presidentit e gatshme për të blerë lule në vlerë të 7 mijë eurove

Shpenzim/ Zyra e Presidentit e gatshme për të blerë lule në vlerë të 7 mijë eurove

news image

Zyra e Presidentit të Kosovës ka shpallë tender në vlerë 7 mijë euro për furnizim me lule. Trëndafila, krizantemë e dahlia, janë vetëm disa prej llojeve të luleve që janë porositur nga kjo zyre

Sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës që ka publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, me këto para do të blihen lule për nderim të të vdekurve dhe kurora për ceremoni nderi tek varrezat me mbishkrim dhe me ngjyra të flamurit shtetëror.

“Ikebana të vogël, minimalisht 5 lule ( Trëndafil, ose gerber, krizantema, dahlia etj) 180 copë. Ikebana të mëdha, minimalisht 10 lule ( Trëndafil ose gerber, krizantem, dahlia etj) 70 copë. Buqeta të mëdha, minimalisht 10 lule ( Për nderim te vdekurëve) 40 copë. Buqeta të vogël, minimalisht 7 lule ( për nderim të të vdekurve) 35 copë. Kurorë me diametër 1 m, për ceremoni nderi tek varrezat. ( Kurora duhet te ketë edhe mbajtëset nga druri lartësi deri 80 cm nga toka dhe shiritin nga materiali i stofit me mbishkrim dhe me ngjyra te flamurit shtetëror 18 copë”, thuhet në njoftimin për kontratë të publikuar në KRPP.