image '1620 lule' që simbolizojnë numrin e të pagjeturve

Sociale

‘1620 lule’ që simbolizojnë numrin e të pagjeturve

news image

Rikujtohen të pagjeturit, me një veprim simbolik, ku janë vendosur ‘1620 lule’ në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, të cilat simbolizojnë secilin të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Një aksion rrugor është organizuar të mërkurën e 27 prillit nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur.

Aksionit i janë bashkuar qytetarë dhe aktivistë, duke rikujtuar në mënyrë simbolike numrin e 1620 personave të pagjetur që ende mungojnë.

May be an image of 10 people, people standing, African daisy and outdoors
May be an image of 12 people, people standing, outdoors and monument

/GazetaSinjali/