image Në fund të protestës, veteranët dhurojnë lule për policët

Sociale

Në fund të protestës, veteranët dhurojnë lule për policët

news image

Para objektit të Kuvendit të Kosovës është mbajtur protesta e veteranëve të UÇK-së, të cilët shprehën pakënaqësitë e tyre, për shkak të mos përfshirjes në ligjin e pagës minimale, ndërsa brenda mureve të këtij objekti u diskutua ashpër mes pozitës dhe opozitës rreth qëndrimeve të tyre në lidhje me çështjen.

Pas mbylljes së seancës së Kuvendit edhe veteranët kanë ndërprerë protestën, që e nisën nga ora 09:30 e mëngjesit.

Veteranët ndonëse herë pas here tentonin të hynin brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, krerët e OVL-së u kërkonin që të kenë kujdes dhe të mos bëjnë presion mbi policët, në mënyrë që protesta të vazhdojë e qetë.

Kështu me të përfunduar seanca dhe protesta, veteranët u dhuruan lule pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/