image Zyra e Presidentes reagon pas raportimeve për përplasje mes Osmanit dhe gazetarëve, dërgon edhe VIDEO

Politikë

Zyra e Presidentes reagon pas raportimeve për përplasje mes Osmanit dhe gazetarëve, dërgon edhe VIDEO

news image

Presidentja Vjosa Osmani është pyetur rreth deklaratave të fundit të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu  i cili para dy ditësh i quajti mediet e Kosovës “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

Mirëpo, Osmani ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjet e bëra nga gazetarët, në përfundim të ceremonisë për ndarjen e medaljes presidenciale familjarëve të aktivistëve të Vetëvendosjes, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, të vrarë më 10 shkurt 2007.

Ajo tha se mediat i kanë lejuar vetëm për të marrë pamje nga ky takim dhe pas këtyre pyetjeve gazetarët janë larguar nga salla ku po mbahet takimi.

Kurse, tani Zyra e Presidentes përmes një komunikate për media ka thënë se në këtë takim nuk kishte ndonjë përplasje, vetëm se Osmani ka kërkuar që pyetjet për çështje të tjera të shtrohen tjetër herë.

“Në fakt, siç shihet dhe dëgjohet nga incizimi, Presidentja Osmani ka kërkuar nga pjesëtarët e sigurisë t`i lënë mediat prezente, përkundër faktit se nuk kanë qenë të ftuara në ceremoni.  Ngaqë ngjarja kishte karakter ceremonial, Presidentja ka kërkuar që pyetjet për çështje të tjera të shtrohen tjetër herë. Prandaj nuk ka pasur asnjë lloj përplasje siç është prezantuar në media”, thuhet në këtë komunikatë.

Po ashtu, Zyra e Presidentes kësaj komunikate ja ka bashkangjitur edhe një video të atij momenti.

/GazetaSinjali/