Shefi i Stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka kritikuar fjalimin e Shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin mbi aksionin e policisë në veri të Kosovës. Vela ka shkruar se Tanin qëllimisht nuk i përfshin faktet në terren.
Ai tha se injorimi i veprimeve të dhunshme të strukturave ilegale të Serbisë në veri nga ana e Tanin, vetëm sa i inkurajon ato që të konfrontojnë policinë.
“Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Zahir Tanin me qëllim nuk i përfshin faktet në terren. Duke injoruar veprimet e dhunshme të strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës, vetëm sa do t’i inkurajojë strukturat e tilla për të konfrontuar forcat e rendit dhe ligjit që punojnë për vendosjen e ligjit. Kjo është humbje e fondeve të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Vela.