image Zyra e BE-së në Kosovë reagon pas shkarkimit të Dakës

Politikë

Zyra e BE-së në Kosovë reagon pas shkarkimit të Dakës

news image

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, për shkarkimin e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdet Dakës, raporton Gazeta Sinjali.

Shefi i kësaj zyre, ambasadori Tomas Szunyog, ka kujtuar domosdoshmërinë që procedura e shkarkimit të Dakës dhe emërimit të Kreshnik Radoniqit në këtë pozitë të jenë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Ai po ashtu ka kërkuar që të ruhet pavarësia e KQZ-së.

“Jemi njoftuar për vendimin e presidentes Osmani për të shkarkuar shefen e KQZ-së, e për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet duke siguruar përgatitje profesionale në kohë për zgjedhjet lokale dhe për reformat në ligjin për zgjedhje”, shkroi Szunyog në Twitter.

Vendimi i presidentes për shkarkimin e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nxiti reagime të shumta dhe organizatat e shoqërisë civile e vlerësuan si një vendim politik./Gazeta Sinjali/