image Daka: Presidentja ma kërkoi dorëheqjen, më tha se do të më jepte mirënjohje

Politikë

Daka: Presidentja ma kërkoi dorëheqjen, më tha se do të më jepte mirënjohje

news image

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia kishte kërkuar asaj dorëheqjen nga kjo pozitë.

Daka tha se në këmbim të kësaj presidentja i ka premtuar se do t’i jepte mirënjohje.

“Është kërkuar nga unë që të japë dorëheqje, çka unë natyrisht nuk kam pranuar. Po e ka kërkuar direkt presidentja. E arsyetoi se tashmë ka ndodhur shumë ndryshime, se unë nuk jam në gjendje të menaxhojë me mbledhjet e KQZ-së. Dhe tha është më mirë të shkosh. Do t’u japim një mirënjohje për punën tuaj të deritashme.”

Ish- kryetarja e KQZ-së tregoi se si ishte ftuar në zyrën e Osmanit për të dhënë dorëheqje.

“Po, ka qenë në mëngjes diku në orën 8:30 dhe jam ftuar që të shkojë në zyre të Presidentes nga ana e këshilltarit të saj. Me të thënë të drejtën ne ishim në pritje të shpalljes së zgjedhjeve. Ne të gjithë e dinim se tashmë ishin në pyetje vetëm orët se kur do të shpallen zgjedhjet“, tha Daka në KlanKosova.

“Dhe unë në fakt mendoja se jam ftuar që të konsultohem për datën e zgjedhjeve, siç janë konsultuar edhe presidentët e tjerë me mua për shpalljen e datës së zgjedhjeve. Por, doli që në fakt unë u ftova që të japë dorëheqje.”/Gazeta Sinjali/