image Zymer Bytyqi në mesin e katër lojtarëve që mungojnë në ndeshjet e Kosovës

Futboll

Zymer Bytyqi në mesin e katër lojtarëve që mungojnë në ndeshjet e Kosovës

news image

Para pak orëve Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se Elbasan Rashani, Bersant Celina dhe Lirim Kastrati do të mungojnë në ndeshjet e nëntorit që Kosova do të ballafaqohet me Gjeorgjinë dhe Jordaninë.

Mirëpo përveç këtyre, në këto takime do të mungojë edhe Zymer Bytyqi pas një lëndimi në skuadrën e tij, Konyaspor.

E këtë e ka konfirmuar edhe klubi, i cili përmes një komunikate për media tha se Bytyqi nuk do të jetë në gjendje t’i bashkohet Kosovës në dy ndeshjet e nëntorit.

Kështu, numri i lojtarëve të Kosovës që mungojnë në këtë grumbullim shkon në katër, ndërsa mbetet të shihet se me cilët lojtarë do të zëvendësohen.

Kosova do të përballet me Jordaninë në “Fadil Vokrri” më 10 nëntor, pastaj me Greqinë më 14 nëntor në Athinë.

Takimi me Greqinë do të jetë në kuadër të kualifikimeve për Botëror, ndërsa ajo me Jordaninë do të jetë miqësore.

/Gazeta Sinjali Sporti/