image Zyberaj thotë se kishte plan të organizuar për vjedhjen e votave të Behgjet Pacollit

Zyberaj thotë se kishte plan të organizuar për vjedhjen e votave të Behgjet Pacollit

news image

Kandidati për deputet i AKR-së, Jetlir Zyberaj, i cili nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet ka thënë se rinumërimi i plotë i votave është i nevojshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Zyberaj ka thënë se ka ekzistuar plani për t’ia vjedhur votat kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli dhe po ashtu vet atij. 

Kjo është vetëm njëra nga dëshmitë e prezantuara në PZAP për vjedhjen e votave nga komisionerët e kriminalizuar. Unë kam informacione që do t’i adresoj edhe në prokurori për vjedhjen e organizuar të votave. Rinumërimi i plotë i votave është absolutisht i nevojshëm për të siguruar procesin e degraduar zgjedhor. Informacionet e sakta thonë që ka ekzistuar plan i organizuar i vjedhjes së votave të presidentit Pacolli dhe votat e mija si kandidat”, ka thënë Zyberaj.

Tutje, Zyberaj ka shtuar se ka informacione të cilat do t’i adresojë në Prokurori.

Ai ka postuar në Facebook foto, që thotë se janë dëshmi të vjedhjes së votave.

Rinumërimi i plotë do t’i nxirrte në shesh kriminelët dhe urdhërdhënësit e tyre. Dënimi maksimal me burg ndaj këtyre kriminelëve do ta siguronte mbarëvajtjen e procesit në të ardhmen. Ky proces është i degraduar tërësisht dhe organet kompetente duhet të reagojnë”, ka shkruar Zyberaj në Facebook./Gazeta Sinjali/