Kandidati për deputet nga Aleanca Kosova e Re në listë të përbashkët me LDK-në, Jetlir Zyberaj, ka thënë se manipulimi i votave ndodh pas mbylljes së vendvotimeve, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tij, me votat e AKR-së është manipuluar në Ferizaj, Gjilan, Klinë dhe Podujevë.
“Vetë formularët e publikuar nga KQZ-ja ka jashtëzakonisht shumë paqartësi. Për mua është shumë e pakuptueshme se si ata persona që kanë vendosur numrat në kompjuter t’i kuptojnë shifrat që janë shënuar e më pas fshirë”, deklaroi ai në TV Dukagjini.
Po ashtu, Zyberaj tha se për manipulim të votave të tyre janë njoftuar nga vëzhguesit e ndryshëm.
Ai tha se problem i manipulimit të votave ndaj kandidatëve për deputetët po ndodh në dy-tri palë zgjedhje./Gazeta Sinjali/