Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se sot vërehet fluks më i vogël i veturave në pikat kufitare dhe pritjet për të dalë nga Kosova janë më të vogla.
Sipas këtij njoftimi, pritjet për të dalë nga Kosova në dy pikat kufitare, Merdarë dhe Dheu i Bardhë janë vetëm deri në gjysmë ore, ndërsa në atë të Vërmicës pritjet për të dalë nga Kosova janë 15 deri në 20 minuta.
Në pikat tjera kufitare pritjet janë shumë të vogla, nga tre deri në pesë minuta. /Gazeta Sinjali/