image Zvicra ndihmon Kosovën me një shtesë prej 560 mijë franga

Financa

Zvicra ndihmon Kosovën me një shtesë prej 560 mijë franga

news image

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, sot kanë nënshkruar një marrëveshje që shtrin programin e bashkëpunimit të Zvicrës në të gjithë vendin deri në vitin 2022, me një shtesë prej 560 mijë franga, shkruan Gazeta Sinjali.

Falë kësaj mbështetje, më shumë se 600 mijë njerëz do të kenë qasje në furnizime të reja ose të përmirësuara me ujë në përfundim të këtij programi.

Kurse, që nga fillimi i këtij programi në vitin 2005, rreth 60 milionë franga në total janë investuar në shërbimet e ujërave rurale dhe kanalizimeve, si nga Zvicra dhe Qeveria e Kosovës (niveli qendror dhe lokal).

Ministrja Bajrami pranoi mbështetjen e pafundme që Qeveria e Zvicrës i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë viteve, si dhe kontributin shtesë për një projekt kaq të rëndësishëm, përkatësisht fazën e daljes së Programit Mbështetës së Ujërave Rurale dhe Kanalizimeve.

Në përputhje me prioritetet qeveritare, Ministrja mirëpriti bashkëpunimin e mëtejshëm me Zvicrën për projektet e ardhshme në sektorin e ujit dhe nënvizoi zotimin e Kosovës për zbatimin e tyre të suksesshëm​.

/Gazeta Sinjali/