image Policia kërkon ndihmën e qytetarëve: Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë

Siguri

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve: Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë

news image

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit  që shihet në fotografi.

Policia njofton se i dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në janar të vitit 2023, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

/GazetaSinjali/