image Zvicra bindshëm fiton ndaj Bullgarisë, kualifikohet në Kupën e Botës/ Shaqiri asiston në dy gola

Futboll

Zvicra bindshëm fiton ndaj Bullgarisë, kualifikohet në Kupën e Botës/ Shaqiri asiston në dy gola

news image

Zvicra ka arritur fitore vendimtare në kualifikimet për Kupën e Botës ndaj Bullgarisë, shkruan Sinjali Sport.

Kombëtarja helvete triumfoi me rezultat bindës 4-0 ndaj ballkanasëve.

Xherdan Shaqiri me dy asistime e udhëhoqi reprezentacionin ‘neutral’ drejt një tjetër botërori.

Okafor, Vargas, Itten dhe Freuler realizuan golat te vendasit.

Zvicra me këtë fitore arkëtoi 18 pikë, ku doli në pozitën e parë, duke ia zë Italisë vendin e parë, pasi ajo barazoi dhe zbriti në pozitën e play off-it.

Në anën tjetër Bullgaria me tetë pikë përfundon në pozicionin e katërt. /Gazeta Sinjali Sporti/