image Bullgaria mesazh Shqipërisë për integrimin: Duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut

Shqipëri

Bullgaria mesazh Shqipërisë për integrimin: Duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut

news image

Në Bullgari është rikthyer sërish në diskutim çështja e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Zëvendëspresidentja Iliana Lotova ka kërkuar ndarjen e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, pasi vendi fqinj do ta ketë të vështirë përparimin në këtë proces për shkak të refuzimit për të njohur pakicën bullgare.

“Bullgaria nuk ka asnjë pretendim ndaj Shqipërisë”, deklaroi zyrtarja e lartë bullgare, duke shtuar Tirana duhet të vijojë procesin e ndarë nga Shkupi.

Për dy vite me radhë Shqipëria u bllokua në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian për shkak të vetos që Bullgaria vendosi ndaj Maqedonisë së Veriut. Dy shtet kanë çështje të hapura të identitetit, gjuhës dhe historisë.

/GazetaSinjali/