image Bullgaria drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, hapet rruga dhe për Shqipërinë - Sinjali

Bullgaria drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, hapet rruga dhe për Shqipërinë

news image

Bullgaria është drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut duke i hapur kështu rrugën këtij shteti por dhe Shqipërisë për avancimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Twitter, komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi i cili në postimin e tij e quan vendim historik për Evropën atë të liderit të opozitës Boyko Borissov i cili ka pranuar të japë votat në Parlament për të pranuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të cilat janë bërë bashkë në procesin e integrimit, kanë pritur për më shumë se dy vjet për të parë fillimin zyrtar të negociatave.

Bllokada vjen nga vetoja e Bullgarisë, e cila ka një sërë kërkesash historike dhe kulturore ndaj Maqedonisë së Veriut. 

Kryeministri i ri i Bullgarisë, Kiril Petkov, ka sinjalizuar synimin e tij për të hequr ngërçin, por plani i tij ka shkaktuar përçarje brenda koalicionit qeverisës.

Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i bëri thirrje kreut të qeverisë  Kiril Petkovit që të mos fshihet, por të paraqesë në parlament një propozim për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin