Zvicra ka arritur fitore vendimtare në kualifikimet për Kupën e Botës ndaj Bullgarisë, shkruan Sinjali Sport.
Kombëtarja helvete triumfoi me rezultat bindës 4-0 ndaj ballkanasëve.
Xherdan Shaqiri me dy asistime e udhëhoqi reprezentacionin ‘neutral’ drejt një tjetër botërori.
Okafor, Vargas, Itten dhe Freuler realizuan golat te vendasit.
Zvicra me këtë fitore arkëtoi 18 pikë, ku doli në pozitën e parë, duke ia zë Italisë vendin e parë, pasi ajo barazoi dhe zbriti në pozitën e play off-it.
Në anën tjetër Bullgaria me tetë pikë përfundon në pozicionin e katërt. /Gazeta Sinjali Sporti/