image Zv/presidentja Harris nga Polonia: Rusia duhet ta paguajë një çmim për pushtimin e saj në Ukrainë

Botë

Zv/presidentja Harris nga Polonia: Rusia duhet ta paguajë një çmim për pushtimin e saj në Ukrainë

news image

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, tha se do të diskutojë me Poloninë, disa pika që do ta detyrojnë Rusinë të paguajë një çmim shumë të lartë për pushtimin e Ukrainës.

Duke folur sot nga Varshava, ajo tha se Polonia po bën “punë të jashtëzakonshme” për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Pas Varshavës ajo do të shkojë për në Bukuruesht të Rumanisë.

Vizita e Harris në Poloni vjen pas vizitës së kryediplomatit amerikan, Antony Blinken në shtetin anëtar të NATO-s.

/GazetaSinjali/