Zëvendësministri i Lëvizjes Vetëvendosje në ministrinë e Infrastrukturës, Avni Zogiani ka akuzuar nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri se po e ndihmon ndarjen e Kosovës, sipas, siç thotë ai, dëshirës së presidentit Hashim Thaçi.
Sipas Zogianit, Haziri dhe Thaçi po e tregojnë gatishmërinë e liderëve kosovarë për të dhënë territor.
“Kur Lutfi Haziri thotë, nesër i jap 14 fshatra të veriut për Preshevë e Bujanovc, ai e di mirë se thjesht po ndihmon ndarjen e Kosovës sipas dëshirës së Thaçit… sepse ai e di mirë se faktorët ndërkombëtar nuk e marrin fare parasysh pjesën e dytë të kësaj fjalie, sepse veç territorin tënd mund ta falesh. Pra Thaçi e Haziri thjesht tregojnë gatishmërinë e liderëve kosovar për të dhënë territor…”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./GazetaSinjali/