Zv/kryeministrja e Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka thënë se komunat duhet t’i kthehen qytetarëve nga komunarët, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas saj, që nga viti 2017, kur Lëvizja Vetëvendosje mori udhëheqjen e Komunës së Prizrenit, migrimi në këtë qytet është rritur për 400% krahasuar me raportin e vitit 2016.
Balaj-Halimaj ka thënë se para se VV të flas për komunat tjera, duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve, gjë për të cilën thotë se do i ndihmojë.
“Nëse për largimin e qytetarëve nga komunat tjera përgjegjëse janë partitë tjera që janë në pushtet, atëherë po aq përgjegjëse për migrimin e qytetarëve nga Prizreni është Vetëvendosje!
Prandaj para se VV të kritikojë të tjerët duhet dhënë llogari për qeverisjen e keqe dhe të dëmshme që ka pasur në Prizren! Para se të flas për komunat tjera VV duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/