image Zuna thyen heshtjen, tregon se çfarë raporti ka me Loredanën

Bota e Yjeve

Showbiz/ Zuna thyen heshtjen, tregon se çfarë raporti ka me Loredanën

news image

Tash e një kohë në media është raportuar se rep-artistja shumë e përfolur shqiptare, Loredana Zefi ka nisur një lidhje dashurie me reperin gjithashtu të njohur, Zuna.

Dyshja në lidhje me këto lajme kanë heshtur, por që këtë ka heshtje tanimë ka vendosur ta thyejë Zuna, transmeton Gazeta Sinjali.

Reperi përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, ka treguar se çfarë raporti ka me Loredanën.

“Unë dhe Loredana kohët e fundit kemi kaluar shumë mirë. Punuam së bashku për muzikë dhe kështu kalua, shumë kohë bashkë. Ajo është njëra nga artistet më të mira në Gjermani dhe unë punoj vetëm me më të mirët !!! Faleminderit në çdo rast për të gjithë juve për promovimin, djema e vlerësojmë këtë. Tani jemi duke punuar së bashku në biznes dhe e kuptojmë njëri-tjetrin. Nuk e di nëse diçka do të zhvillohet në një moment, por aktualisht ne jemi duke bërë vetëm muzikë. Ajo është një nënë beqare tani, kështu që keni pak respekt për të. Unë dëshiroj të tregoj se nuk kam asnjë problem me Mozzik. Askush nga ne nuk duhet të ndërhyjë në punët e tyre”, ka shkuar ndër të tjera Zuna.

https://www.instagram.com/p/B9XanyIHbRe/

Në fotografinë e Zunës ka komentuar edhe Loredana, e cila me shumë sportivitet i ka thënë se paratë i mbesin atyre.

Kujtojmë se Loredana për herë të parë ishte fotografuar në prehërin e reperit në janar të këtij viti.

Dyshja gjithashtu u panë të afërt edhe në ceremoninë e çmimeve, “Swiss Music Awards”./Gazeta Sinjali/