Më 9 maj, rreth 40 bjeshkatarë nga “Kosovo Mountain Club” kanë qenë cak i disa sulmeve me armë zjarri në fshatin Bube të Zubin Potokut, derisa po ecnin “Majën e Bubës”, raporton Gazeta Sinjali.
Intervistimi i dhjetë anëtarëve të kësaj organizate u bë dje nga policia e rajonit të Prishtinës, e cila njoftoi se njësitet policore do të dalin sërish në vendin e ngjarjes, këtë herë bashkë me organizatorin.
Në raportin e sotëm 24-orësh të policisë bëhet e ditur se aty policia ka gjetur dhe ka sekuestruar gjashtë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
Policia njofton se rasti është klasifikuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe se është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/