Moderatori shqiptar i njohur si “Zogu i Tiranës” i ka mohuar akuzat në adresë të tij.
I arrestuar një ditë më parë nga Policia si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”, Hermes Nikaj, në dëshminë e tij para hetuesve ka deklaruar se marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirë. Nikaj thotë se vajzat shkonin vetë, duke shfrytëzuar kontaktet që kishin me të, por jo që t’i shfrytëzonte ai.
“Agjë nuk e bënim për lekë e bënim me dëshirë. Nuk kam shfrytëzuar njeri për prostitucion, duke qenë se jam i njohur kisha shumë kontakte. Gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzave. Vajzat nuk paguanin për të shkuar në lokale, nuk quhet prostitucion”, ka thënë ai në Polici.
“Në kuadër të hetimeve, në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Your Turn”, shtetasit H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”. A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”, tha Policia.
“Nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi H. N., siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë”, thanë Policia dje.