image Zogiani i VV-së publikon pamjet kur sekretari i SBAShK-ut e përkrahë PDK-në

Politikë

Zogiani i VV-së publikon pamjet kur sekretari i SBAShK-ut e përkrahë PDK-në

news image

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-anëtari i shoqërisë civile, Avni Zogiani ka nxjerrë disa postime të sekretarit të SBAShK-ut, Ymer Ymeri, duke e përkrahur PDK-në.

Zogiani përmes një shkrimi në Facebook tha se sindikatat duhet forcuar me pavarësi e integritet.

“Sindikatat duhet forcuar me pavaresi e integritet! Kredibiliteti i tyre duhet te jete qenesor. Keto jane vetem disa nga postimet e sekretarit te Sindikatave Ymer Ymeri, i cili ne fakt nga postimet duket si sekretar i PDK-se…”, shkroi Zogiani.

Më poshtë mund t’i shihni postimet e Ymerit, të nxjerra nga Avni Zogiani:

/GazetaSinjali/