image Zlatan Ibrahimovic prezanton librin e ri

Futboll

Zlatan Ibrahimovic prezanton librin e ri

news image

Zlatan Ibrahimovic ka prezantuar librin e dytë të tij, ku në të flet për karrierën dhe sezonin aktual. 

Këto janë fjalët e tij që i tha në ngjarjen që u bë për të:

“Mirëmbrëma të gjithëve, mirë se vini. Jam i lumtur, përgjigja për librin është pozitive. Është historia ime, dua të falënderoj njerëzit që më kanë shoqëruar në karrierën time.

 “Duhet të zgjedhësh rrugën tënde dhe të besosh në veten tënde. Ti bën një gabim dhe mëson, që të jem i përsosur do të thotë të jesh vetvetja. Unë kam qenë i suksesshëm, nëse jam akoma këtu në 40 do të thotë se kam bërë diçka mirë”.

“Pas dëmtimit që më bëri të qëndroj jashtë për një vit, kuptova se futbolli është gjithçka për mua. Kam frikë të ndalem sepse nuk e di se çfarë më pret më pas. Gjithsesi, po tregoj se me mentalitetin e duhur mund të bëj akoma ndryshimin.

Është e gjitha rikuperimi, dëshira që duhet të kesh. Atëherë unë kam një mentalitet: ‘Pse të jesh normal kur mund të jesh më i mirë?’” tha futbollisti i Milanit. /Gazeta Sinjali Sporti/