image Vdekja e Elizabeth II, Osmani nënshkruhet në Librin e Ngushëllimeve

Kosovë

Vdekja e Elizabeth II, Osmani nënshkruhet në Librin e Ngushëllimeve

news image

Presidentja Vjosa Osmani është nënshkruar sot në Librin e Ngushëllimeve në Ambasadën britanike në Prishtinë, me rastin e ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elizabeth II.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi.

“Sot kam nënshkruar Librin e Ngushëllimeve në ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë që të shprehim edhe një herë dhimbjen tonë të thellë për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretërimi historik i Madhërisë së saj dhe shërbimi i jashtëzakonshëm publik gjatë jetës së saj është një frymëzim për të gjithë ne”, shkroi Osmani në një postim në Twitter.

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë të enjten e kaluar në moshën 96-vjeçare, pas një mbretërimi 70-vjeçar. Funerali i saj mortor mbahet më 19 shtator.  

/GazetaSinjali/