image Zlatan Ibrahimovic e konfirmon largimin nga La Galaxy

Futboll

Sport/ Zlatan Ibrahimovic e konfirmon largimin nga La Galaxy

news image

Futbollisti i njohur Zlatan Ibrahimovic, e ka konfirmuar se do të largohet në dhjetor nga La Galaxy.

Sulmuesi suedez me një mesazh ka bërë të ditur se po largohet nga skuadra amerikane.

Ibrahimovic kaloi te La Galaxy nga Manchester United dy vite më parë, derisa arriti të lë gjurmë edhe në MLS.

Erdha, pashë, pushtova. Faleminderit LA Galaxy që më bëre të ndihem sërish i gjallë. Fansave të LA Galaxys – e dëshiruat Zlatanin, iu dhashë Zlatanin. Jeni të mirëseardhur. Tregimi vazhdon…tani kthehem për të shikuar bejsboll”, ka shkruar Ibrahimovic.

Legjenda suedeze e ka konfirmuar që do të rikthehet në Evropë, derisa kërkohet nga skuadrat si: Bologna, Napoli, Djajtë e Kuq dhe Milani, por që ende nuk dihet destinacioni i 38-vjeçari.