image Zjarri në Karaburun, hidhen mbi 300 mijë litra ujë, zjarri ende mbetet aktiv

Shqipëri

Zjarri në Karaburun, hidhen mbi 300 mijë litra ujë, zjarri ende mbetet aktiv

news image

Ndërhyrja nga ajri për të shuar zjarrin në zonën e Karaburunit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, duke hedhur mbi 300 mijë litra ujë.

Zjarri po përhapet edhe pse është hedhur ujë disa herë, ndërkohë në lidhje me situatën ka reaguar ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi duke thënë se në rast nevoje do të shtohen trupa të ndërhyrjes si nga toka por edhe nga ajri.

Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri. Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojnë me intensitet për të eliminuar plotësisht çdo vatër. Temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin. Ndërkohe janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka.” ka shkruar Peleshi. /GazetaSinjali/