Së paku 46 persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar rëndë pas një zjarri që ka shpërthyer në një rrokaqiell 13-katësh në jug të Taivanit.
Kjo ndërtesë banimi dhe komerciale në qytetin e Kaohsing u kaplua nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të kësaj se enjte, raporton BBC.
Zjarrfikësve u është dashur më shumë se një orë për t’i fikur flakët.
79 njerëz janë dërguar në spital, derisa 14 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Zyrtarët paralajmëruan se njerëzit mund të kenë qenë të bllokuar në pjesën e banimit të ndërtesës, midis katit të shtatë dhe të 11 -të./GazetaSinjali/