Një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që ka kapluar një pjesë të dhomës. Rasti ka ndodhur në fshatin Henc të Fushë-Kosovës.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.
“Fshati Henc, Fushë Kosovë 20.01.2020-00:00. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që kishte kapluar –përfshirë një pjesë të dhomës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/