image Zjarri "gllabëron" qytezën në Kaliforni (FOTO)

Botë

Zjarri “gllabëron” qytezën në Kaliforni (FOTO)

news image

Zjarri i madh që ka përfshirë Kaliforninë, ka shkrumbuar pothuajse krejtësisht qytezën e Greenville.

Pothuajse 800 banorë të kësaj qyteze janë evakuuar dhe deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Në fotot e publikuara shihet zjarri teksa “gllabëron” ndërtesat e qytezës.

Pavarësisht ndërhyrjeve të zjarrëfikëseve për të shuar zjarrin, mbrëmjen e së mërkurës, flakët kanë avancuar edhe më shumë duke shkrumbuar Greenville.

Një fotograf ka publikuar një status në Twitter ku shprehet se aparati i tij fotografik ka shkrirë teksa shkrepte foto.

/Gazeta Sinjali/