image Zjarrfikësit e Kosovës po përballen edhe sot me zjarre të shumta malore-fushore

Kosovë

Siguri/ Zjarrfikësit e Kosovës po përballen edhe sot me zjarre të shumta malore-fushore

news image

Zjarrfikësit e Kosovës edhe sot në ditë feste janë duke punuar, ata sot po përballen me zjarre të shumta fushore dhe malore që janë duke i shkaktuar qytetarët të cilët veç se janë duke festuar.

“Organizata Vullnetare Zjarrfikëse dhe Shpëtimit”, kanë publikuar disa fotografi ku shihet kamioni i zjarrfikësve duke fikur zjarret të cilat kanë kapluar fushat.

Sipas organizatës këto zjarre të vogla të përhapura të cilat zjarrfikësit janë duke punuar për t’i fikur, kanë ndodhur si pasojë e qytetarëve të papërgjegjshëm./ Gazeta Sinjali/