image Zjarr me përmasa të mëdha në Himarë, rrezikohen banesat - VIDEO

Shqipëri

Zjarr me përmasa të mëdha në Himarë, rrezikohen banesat – VIDEO

news image

Foto ilustruese


Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë të premten por po vijon të jetë aktiv edhe sot në fshatin Pilur të bashkisë së Himarës në Shqipëri.

Zjarri ka rrezikuar banesat duke ju afruar shumë afër, ku janë djegur dhe vijojnë të digjen rreth 70 hektarë me kullota.

Ndërkohë në terren ndodhen zjarrfikësit e Himarës të ndihmuar dhe nga një helikopter, po ashtu ditën e sotme kanë ardhur në ndihmë edhe 40 ushtar të FA.

Situata vijon të jetë e rënduar pasi zjarri i ndihmuar dhe nga era përparon në të gjithë zonën.

/GazetaSinjali/