Zjarrfikësit u kanë bërë thirrje qytetarëve që sapo të dëgjojnë alarmin, të hapin rrugën për qarkullim, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të tyre, kjo duhet të bëhet pasi në këtë mënyrë mund të arrihet më shpejt deri në vendin ku ka rrezik.
“Me një ‘Alo’ në numrin 193 lajmërohet një zë që me shpejtësi dërgojnë ekipet aty ku ndodh zjarri, fatkeqësia në komunikacion, vërshimi ose tërmeti. Ekipet e zjarrfikësve gjithnjë janë aty ku gabimet shkaktohen dhe paraqesin rreziqe të ndryshme për pasurinë ose jetën e qytetarëve. Ftohen qytetarët në trafik që sapo të dëgjojnë alarmin nga kamioni i zjarrfikësve të hapin rrugën dhe t’ua mundësojnë ekipit emergjent që sa më shpejt të arrijnë në vendin e rrezikuar”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/