image Zjarret në Turqi/ 6 të vdekur dhe 275 të lënduar

Evropë

Zjarret në Turqi/ 6 të vdekur dhe 275 të lënduar

news image

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën mes flakëve, ndërsa raportohet për më shumë se 275 të plagosur, njofton Gazeta Sinjali.

Mes viktimave dyshohet se është një djalë 25 vjeç, Sahin Akademir nga Marmaris, i cili duke i ndihmuar zjarrfikësit me ujë të pijshëm mori djegie dhe nga dhimbjet e pa përballueshme ka ndërruar jetë.

Zjarret fillimisht u shfaqën në një rajon të rrallë rreth 75 kilometra, në lindje të Antalias, raporton TurboChannel, përcjell Gazeta Sinjali.

Zyrtarët lokal thonë se zjarri është vënë pjesërisht në kontroll, por flakët ndihmohen edhe nga i nxehti përvëlues, shuarja e plotë e vatrave duket e vështirë.

/GazetaSinjali/