image Zjarret në Suharekë/ Muharremaj: Po përhapen me shpejtësi nga rryma dhe temperaturat e larta

Kosovë

Zjarret në Suharekë/ Muharremaj: Po përhapen me shpejtësi nga rryma dhe temperaturat e larta

news image

Që nga e dita djeshme rreth 40 fshatra të Komunës së Suharekës po përballen me zjarret. Kurse Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme për më pak se 30 minuta 3 shtëpi dhe dy stalla janë përfshirë nga zjarret, transmeton Gazeta Sinjali.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj  ka thënë se gjendja në Suharekë është e qetë mirëpo që kjo po ndryshon gjatë orës 10-11 të paradites.

 “Edhe pse për momentin gjendja është e qetë, nga mesi i ditës kur temperaturat po rriten gjatë orës 10-11 po shkaktojnë përhapjen e zjarrit, ku për pasojë janë dëmtuar disa shtëpi banimi nga energjia elektrike”, ka thënë ai për lajmi.net.

Jo se qytetarët janë duke e shkaktu zjarrit, temperaturat edhe rryma po e përhapin, mëngjeset po janë të qeta por ka ora 10-11 po fillojnë nga i nxeti”, ka shtuar ai

Sipas Muharremajt edhe pse gjendja është stabile ende nuk dihet nëse zjarret do të ndalen.

Shuarjeve të zjarrit u kanë dalur në ndihmë edhe zjarrfiksat nga Mamusha, Rahoveci por edhe një minoritet serb, me ç’rast do ti’i falenderoja që të gjithë”, shtoi ndër të tjera Muharremaj.

/Gazeta Sinjali/