image Kryetari i Suharekës ndan 600 euro nga paga e tij për sigurim shëndetësor të Njësisë Speciale

Politikë

Kryetari i Suharekës ndan 600 euro nga paga e tij për sigurim shëndetësor të Njësisë Speciale

news image

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se do të ndaj 600 euro nga paga e tij mujore për Fondacionin Golden Eagle, i cili ka marrë përsipër për të mbuluar sigurimin shëndetësor për 100 pjesëtarët e Njësisë Speciale (NJSO), për periudhën 12 mujore, raporton Gazeta Sinjali.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se edhe pse janë të angazhuar me punë e qeverisje lokale, me zemër dhe mendje janë gjithmonë me policët në veri.

“Jam krenar që e përfaqësoj Kumunën e Suharekës, e cila ka personalitete humane si z.Shaqir Palushi. Kosova është vendi ynë dhe është i të gjithëve pa dallim, andaj duhet të jemi bashkë në situata të tilla. Krenar me Policinë e Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

Postimi i plotë:

600 euro nga paga ime mujore do ti ndaj për Fondacionin Golden Eagle, i cili ka marrë përsipër për të mbuluar sigurimin…

Posted by Bali Muharremaj on Tuesday, December 13, 2022

/GazetaSinjali/