image Përplasen telat e rrymës, digjen disa shtëpi në Suharekë - Sinjali

Përplasen telat e rrymës, digjen disa shtëpi në Suharekë

news image

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se situata me zjarre në këtë komunë po vazhdon të mbetet e rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

Muharremaj ka bërë me dije se janë djegur disa shtëpi si pasojë e përplasjes së telave të rrymës në fshatrat Mushtisht Sallagrazhdë, Gjinoc, e në shumë pjesë tjera.

Edhe pse sot në mesditë nuk kemi pasur raste të zjarreve, era e fortë ka shkaktuar përplasje të telave të rrymës dhe si rezultat i kësaj situate janë djegur disa shtëpi, si në Mushtisht Sallagrazhdë, Gjinoc, e në shumë pjesë tjera”, la shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë

Situata ende vazhdon të mbetet kritike nga zjarret.

Edhe pse sot në mesditë nuk kemi pasur raste të zjarreve, era e fortë ka shkaktuar përplasje të telave të rrymës dhe si rezultat i kësaj situate janë djegur disa shtëpi, si në Mushtisht Sallagrazhdë, Gjinoc, e në shumë pjesë tjera.

Të gjitha ekipet janë në teren me të gjitha kapacitet vepruese.

Duhet të jemi në mobilizim e sipër, ngase temperatura e lartë po shkakton zjarre në disa dimenzione, mirëpo unë shpresoj dhe besoj që edhe në fshatra po mobilizoheni në grupe vullnetare që të mbetemi vigjilent përballë kësaj situate.

Bali Muharremaj

May be an image of 5 people, people standing, outdoors and tree
May be an image of one or more people, people standing and outdoors

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: