image Zjarret në Greqi: Gjenden 18 trupa të pajetë në pyllin grek

Rajon

Zjarret në Greqi: Gjenden 18 trupa të pajetë në pyllin grek

news image

Tetëmbëdhjetë trupa janë gjetur në një zonë pyjore të Greqisë veriore të goditur nga zjarret gjatë katër ditëve të fundit, thotë shërbimi grek i zjarrfikësve.

Raportet e para sugjerojnë se ata që kanë vdekur mund të kenë qenë emigrantë. Një mjek dhe grup hetimor po shkojnë në vendngjarje në pyllin e Dadias.

Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret.

Pacientët u zhvendosën nga një spital pasi zjarret arritën në Aleksandropolis.

Flakët arritën në mjediset e spitalit universitar të qytetit dhe foshnjat e porsalindura dhe pacientët e kujdesit intensiv ishin midis atyre që u evakuuan në një traget të ankoruar në portin e qytetit.

Një vdekje e mëparshme, gjithashtu besohet të ketë qenë një emigrant, ishte raportuar në fshatrat afër Aleksandoupolis dhe shërbimet e urgjencës kishin dërguar mesazhe me tekst celular në zonat përreth duke u kërkuar njerëzve të largoheshin.

Parku kombëtar Dadia është një zonë e madhe pyjore në veri të Aleksandoupolis dhe zjarret mendohet se janë përhapur me shpejtësi atje që nga e hëna.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Yiannis Artopoios tha se po hetohet mundësia që 18 viktimat e gjetura të martën të kishin hyrë ilegalisht në Greqi, duke qenë se nuk kishte raportime për banorë të zhdukur.

Rajoni i Evros është bërë një nga rrugët më të njohura për emigrantët sirianë dhe aziatikë që kalojnë lumin Evros nga Turqia për në Bashkimin Evropian.

/GazetaSinjali/