image Zjarr në tragetin e linjës Greqi - Itali

Evropë

Zjarr në tragetin e linjës Greqi – Itali

news image

Një zjarr ka shpërthyer në bordin e një trageti italian që udhëtonte në linjën drejt Greqisë dhe Italisë. Nuk raportohet për viktima, por, sipas policisë greke, “kapiteni i Euroferry Olympia u kërkoi pasagjerëve të largoheshin nga anija”.

Në bordin e tragetit, i cili u nis nga porti grek i Igumenicës për në Brindisi, ndodheshin 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit.

Ngjarja ndodhi në brigjet veriore të ishullit grek të Korfuzit, në detin Jon midis Greqisë dhe Shqipërisë. Autoritetet greke dërguan në vendngjarje tre varka patrullimi dhe tre rimorkiatorë. Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Zjarri ka ndodhur rreth 9 milje nga bregu, në zemër të zonës greke Sar. 288 personat në bord u shpëtuan nga automjetet e shpëtimit të anijes.

/GazetaSinjali/