image Shqiptari 21-vjeçar nën hetim në Itali pas denoncimit për dhunë seksuale ndaj një turisteje gjermane

Rajon

Shqiptari 21-vjeçar nën hetim në Itali pas denoncimit për dhunë seksuale ndaj një turisteje gjermane

news image

Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë nën hetim nga Prokuroria e Riminit në Itali, pas një denoncimi për dhunë seksuale të bërë nga një turiste gjermane 18-vjeçare.

Sipas mediave italiane, ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë ditëve të para të korrikut, në zonën bregdetare të Riminit, ku e reja ndodhej me dy shoqe të saj për pushime.

Nga hetimet paraprake mësohet se 18-vjeçarja kishte njohur të riun shqiptar në një diskotekë, ku më pas grupi ishte zhvendosur drejt plazhit pas disa orësh qëndrimi në lokal.

Sipas deklaratës së vajzës në polici, ajo dhe 21-vjeçari janë larguar nga pjesa tjetër e grupit, ndërsa më pas ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj. Pas ngjarjes, turistja është paraqitur në polici dhe ka bërë denoncim.

I riu i ka mohuar akuzat ndaj tij, duke deklaruar përmes mbrojtjes ligjore se mes tyre ka pasur vetëm afërsi me pëlqim të dyanshëm.

Avokati i 21-vjeçarit ka thënë se klienti i tij beson në pafajësinë e tij dhe se ka bashkëpunuar me autoritetet, duke dorëzuar prova për analizat e nevojshme.

Hetimet nga autoritetet italiane vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/