Një zjarr masiv ka përfshirë një pjesë të pyllit në fshatin Koshare-Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Mësohet se flakët janë shfaqur në orët e pasdites, rreth orës 13:50.
Ndërhyrja e Policisë dhe Zjarrëfikësve ishte e menjëhershme dhe është arritur të lokalizohet zjarri.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 13:50, policia është njoftuar se në fshatin Koshare-Gjakovë një pjesë e pyllit ishte përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është arritur të lokalizohet zjarri. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit është inicuar rast “Zjarrvenje”, ka thënë ai.