Në orët e hershme të mëngjesit një fabrikë në Lipjan është përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës në Lipjan ku kanë thënë se përveç dëmeve të mëdha materiale, nuk ka të lënduar.
“Dëmet janë të mëdha, priten ekspert të zjarreve dhe rasti do të kalojë në krime të rënda. Në dyshimet e para del se zjarri është shkaktuar nga rryma dhe për momentin nuk ka persona të dyshimtë. Gjithashtu as persona të lënduar nuk ka” përfundon përgjigja e tyre dhënë për Gazetën Sinjali.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë ngjarje. /Gazeta Sinjali/